• Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now
5
<
>

Xhamia e Llapit
Pristina
Published by: Adnan Retkoceri, November 29, 2020

Xhamia e Llapit ndodhet në pjesën periferike veriore të qendrës së vjetër të qytetit (Çarshia e Vjetër) të Prishtinës. Historikisht, është e njohur po ashtu me emrin Xhamia e Ramadanisë dhe i përket Periudhës Osmane. Shumica e dëshmive dokumentuese dëshmojnë se Xhamia e Llapit ishte ndërtuar në vitin 1470. Por, në vitin 1996 është gjetur në oborr një pjatë e mermerit e cila shpie në një datë tjetër të ndërtimit (Hixhri 959, respektivisht 1551). Sipas një udhëtari anonim, është thënë që xhamia është filluar si kishë. Kur ndërtimi i minares filloi katolikët e shkatërruan dy herë gjatë natës. Gërmimi arkeologjik kurrë nuk është bërë dhe ndoshta do të hidhte dritë mbi origjinën e ndërtesës. Xhamia vazhdimisht funksionoi si një vend i adhurimit dhe lutjes deri në vitin 1999, kur edhe u dogj dhe më pas u braktis. Xhamia e Llapit përbëhet nga vetë xhamia me minaren e saj, një oborr me mure rrethuese në veri dhe në perëndim, vendin e abdesit (një shatërvan për abdes para lutjes), i cili ndodhet brenda murit rrethues. Bazamenti i xhamisë ka një dimension prej 11.5 x 11 m. Muret e saj kanë trashësi prej 1.5 m dhe janë të ndërtuara prej gurëve ranorë të gdhendur dhe të mbështjellë me llaç. Minarja ishte ndërtuar në të njëjtën mënyrë. Dhoma e xhamisë ndahet nga kubeja e mbështetur në tetëkëndësh. Kalimi nga bazamenti në tetëkëndësh është realizuar me pedantive. Brendësia e xhamisë shquhet për pendativet që fillojnë në nivelin e tokës për të mbështetur kuben tetëkëndëshe përmbi dhomën katrore, gjë që e bënë këtë xhami shumë të veçantë. Brendësia është e dekoruar me murale shumëngjyrëshe, ku dominojnë motivet me lule. Këto vizatime janë shumë të vlerësuara nga specialistët e artit islamik si punë të rralla dhe unike të shekullit XVI. Xhamia është rinovuar gjatë viteve ‘80. Gjatë luftës së vitit më 1999 është djegur. Edhe pse jo plotësisht e shkatërruar, dyert, dritaret dhe detajet e brendshme prej drurit ishin djegur. E gjithë sipërfaqja e brendshme është mbuluar me blozë dhe baltë dhe dyshemeja është mbuluar me copëza. Që nga viti 1999 xhamia i është lënë fatit, pa dyer ose dritare. Gjatë rinovimit në vitin 1980, minarja është riparuar me tulla të kuqe. Më vonë fasada nga ana e rrugës, muri perëndimor i xhamisë është mbuluar me tulla silikate të bardha. Hyrja për në xhami, e cila fillimisht ishte nga ana e oborrit, është mbuluar me çati për të shërbyer si hyrje për hapësirën komerciale fqinje. Oborri në përgjithësi e ka humbur aspektin e saj origjinal dhe është përdorur si vendparkim. Mihrabi, minberi dhe mahvili brenda xhamisë ishin shkatërruar të tërësi nga zjarri. Mihrabi ishte i dekoruar me stoli gjeometrike shumëngjyrëshe. Minberi ishte ndërtuar nga guri dhe në një fazë të mëvonshme ishte e mbuluar me kompensatë. Mahvili ishte i ndërtuar nga druri. Gjatë viteve 2009- 2010 është bërë konservimi/restaurimi i xhamisë. E tërë brendësia është pastruar nga mbeturinat dhe bloza. Elementet e brendshme të drurit, dyert dhe dritaret janë rindërtuar sipas modelit origjinal. Dyshemeja është rindërtuar. Muralet janë restauruar dhe konservuar nga specialistët e fushës, duke përdorur materialet dhe praktikat më të mira bashkëkohore. Ndërsa jashtë, tullat silikate mbuluese dhe aneksi janë hequr dhe llaçi i dëmtuar është riparuar me shtresë gëlqerore tradicionale. Shtresa e hekurit nën mbulesë është zëvendësuar me shtresë të glazurës tradicionale. Xhamia tani është e hapur për komunitetin fetar.
Share:

Facebook0Tweet0LinkedIn0

Who makes this possible?

Supported by :

Implemented by :

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us

SIT is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of SIT and does not necessarily present the views of RYCO.”

This Confidence Building Project is funded by UNMIK

© Break The Ice 2020. All rights reserved.