• Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now
5
<
>

Muzeu i Kosovës
Prishtinë
Published by: Adnan Retkoceri, November 29, 2020

Ndërtesa monumentale eklektike “Muzeu i Kosovës” (Konaku i Jashar Pashës), gjendet në zonën e ngushtë historike të qytetit të Prishtinës në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar rreth viteve 1885/86. Objekti është ndërtuar nga Austro – Hungaria për nevojat e ushtrisë turke. Deri në vitin 1975 objekti ka qenë seli e komandës ushtarake gjatë regjimit të ish RSFJ për regjionin e Prishtinës. Në oborrin e saj ka ekzistuar edhe Sahat Kulla e Vjetër. Prej vitit 1980 objekti shfrytëzohet si Muze i Kosovës. Planimetria e ndërtesës është drejtkëndëshe në etazhe: B+P+2+NK dhe është e ndërtuar me materiale ndërtimore si gurë, tulla, dru e mermer. Kulmi është rindërtuar dhe i takon tipit “mansard” i mbuluar me tjegulla “moderne”. Pjesa frontale e ndërtesës theksohet me një ritëm të njëtrajtshëm të hapjeve dhe shkallë të theksuara një-krahëshe simetrike, me planimetri gjysmëharkore që çojnë nga përdhesja deri në kat të parë.
Share:

Facebook0Tweet0LinkedIn0

Who makes this possible?

Supported by :

Implemented by :

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us

SIT is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of SIT and does not necessarily present the views of RYCO.”

This Confidence Building Project is funded by UNMIK

© Break The Ice 2020. All rights reserved.