• Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now
3
<
>

Kisha e Shën Premtës (Kisha e Levishës)
Prizren
Published by: Adnan Retkoceri, November 29, 2020

Kisha e Shën Premtes, e cila gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, u rindërtua me urdhërin e mbretit Millutin, më 1306/7. Punët meremetuese u udhëhoqën nga mjeshtrit e njohur të asaj kohe, Nikolla dhe Astrapa, të cilët e pasuruan kishën me një shprehje specifike dhe të pasur arkitektural dhe artistike përmes kombinimit të stilit Bizantin dhe atij të Rashkës. Shkencëtarët për vjetërsinë e kishës pothuajse pajtohen se kjo kishë është rindërtuar mbi një tempull të vjetër. Supozohet se themelet e kishës paleokristiane të fazës së parë (shek. V-VI) e më pas të bazilikës Bizantine (shek. IX), vihen mbi themelet e tempullit Pagan (para erës sonë) të përkushtuar hyjneshës ilire të plleshmërisë dhe lindjes: Prema apo Premta. Pas rindërtimit të kishës nga mbreti Millutin, serbët përdorën emrin e mëparshëm të kishës, por gjithashtu bënë përshtatjen e saj nga Shën Premta në Sveta Petka, kurse emri Sveta Bogorodica Levishka lidhet me rrjedhën e Lumbardhit, ku kjo kishë ndodhet në anën e majtë të tij. Pas rënies së Prizrenit nën Perandorinë Osmane, në vitet 1455/59 dhe shndërrimit të saj në xhami emërtohet si Xhuma Xhami, emra këta që përdoren në popull edhe sot e kësaj dite. Faltorja e re u ndërtua mbi planimetrinë e kryqit. Sipas teknikës së ndërtimit kjo Kishë i takon Kishave të stilit të Bizantit të vonshëm. Fillimisht ajo ishte trianiatëshe, gjatë rindërtimit të vitit 1306/7 iu shtuan edhe dy kupola me ç’rast formohen pesë aniatat. Aso kohe në anën perëndimore ndërtohet eksonartreksi me kambanarë. Muret e brendshme të kishës janë të pasura me afreska. Shtresa e parë e afreskave i takon periudhës mesjetare Bizantine ku mbizotërojnë shqiponjat dykrenare. Në shtresat e mëvonshme, dominojnë kompozicionet me motive biblike dhe të personaliteteve nga dinastia e Nemanjidëve etj. Në rrjedhat e kohës me shndërrimin e saj nga kisha në xhami ajo përjetoi disa ndryshime si: – u suvatuan muret e brendshme, – u mbyllën disa dritare, – iu hoq absida, – u ndërtua minarja mbi kambanarë. Me luftën e parë Ballkanike më 1912 xhamia rikthehet në kishë. Minarja e saj u rrënua më 05.06.1923. Më 1948 vihet nën mbrojtjen e ligjit me numrin 352. Në vitet 1950-‘52 u bë restaurimi-konservimi i tërësishëm i objektit dhe afreskave. Atëherë u bënë edhe gërmime arkeologjike në objekt dhe oborr. Pas këtyre ndërhyrjeve objekti shndërrohet në muze. Në vitet ‘70-‘80 pati restaurime – konservime të objektit dhe freskave murale. Objekti pati dëme nga zjarri, në brendi dhe kulm të saj më 2004. Gjatë viteve 2005-2008 është bërë restaurimi i saj nga Komisioni për Implementim të Rekonstruimeve për Lokalitetet Religjioze Ortodokse Serbe në Kosovë. Kjo kishë, është i vetmi monument në qytet, që hyri në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, në vitin 2006.
Share:

Facebook0Tweet0LinkedIn0

Who makes this possible?

Supported by :

Implemented by :

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us

SIT is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of SIT and does not necessarily present the views of RYCO.”

This Confidence Building Project is funded by UNMIK

© Break The Ice 2020. All rights reserved.