• Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Post Now
5
<
>

Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Prishtinë
Published by: Adnan Retkoceri, November 29, 2020

E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”. Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës në vitin 1982 (e njohur në atë kohë si Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës) e fillon veprimtarinë e vet në këtë ndërtesë. Ndërtesa është katërkatëshe me sipërfaqe prej 16.500 m², prej të cilave 13.500 m² sipërfaqe të shfrytëzueshme. Në pikëpamjen kompozicionale biblioteka veçohet si tërësi kubesh të mbështjella me membranë skeletore çeliku, e cila në kombinim me ndriçimin zenitor të realizuar përmes kupolave, krijon një sistem ndriçimi që siguron ndriçim të bollshëm dhe mbrojtje nga izolimi i tepruar. Gjithsej janë 99 kupola të ndara me segmente që i përngjajnë trurit dhe simbolikisht paraqesin dijen. Organizimi funksional është bërë në bazë të përvojave të bibliotekave bashkëkohore. Biblioteka ka salla të leximit, sallën e periodikut, sallat e fondeve të veçanta dhe sallat, hapësirat për laboratorët e konservimit të librit, foto-laboratorin, libër-lidhëtoren, depot dhe hapësirat administrative. Sallat e leximit janë të ndara në kate: kati i parë – dy salla të mëdha për 400 lexues, kati i dytë – sallat specialistike, në katin e tretë dhe të katërtin janë sallat për punëtorët shkencorë. Depoja e librit është e vendosur në dy katet nëntokësore. Biblioteka ka dy amfiteatro, një me 150 + 40 ulëse dhe një me 75 ulëse. Biblioteka transportin e librave e ka të mekanizuar, ndërsa hapësirat e skedarëve i ka në afërsi me të gjitha sallat e leximit. Biblioteka tani funksionon, por ka nevojë për modernizim të transportit të librave, digjitalizim të skedarëve dhe sallave të leximit si dhe intervenime të tjera.
Share:

Facebook0Tweet0LinkedIn0

Who makes this possible?

Supported by :

Implemented by :

  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us
Menu
  • Home
  • Posts
  • Blogs
  • About Us

SIT is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of SIT and does not necessarily present the views of RYCO.”

This Confidence Building Project is funded by UNMIK

© Break The Ice 2020. All rights reserved.